Arsenali ndalet nga Brentfordi, Manchester City vetëm katër pikë larg

Arsenali ndalet nga Brentfordi, Manchester City vetëm katër pikë larg

08:19, 13/02/2026

Arsenal ka humbur terren në garën për titull në Premier League, duke barazuar 1-1 në transfertë kundër Brentford-it. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta mori vetëm një pikë dhe tani ruan një avantazh prej katër pikësh ndaj Manchester City-t.

Pjesa e parë ishte shumë e varfër në raste shënimi. Arsenali provoi kryesisht me goditje nga këndi, por pa arritur të rrezikojë seriozisht portën kundërshtare. Dy ekipet shkuan në pushim me rrjeta të paprekura, pas një loje të kujdesshme dhe me ritëm jo shumë të lartë.

Pas intervalit, ndeshja u bë më e hapur. Në minutën e 61-të, londinezët kaluan në avantazh falë golit të Noni Madueke-s, i cili përfitoi nga një asist i bukur dhe mposhti portierin vendas. Megjithatë, reagimi i Brentford-it ishte i shpejtë. Vetëm dhjetë minuta më vonë, në minutën e 71-të, Keane Lewis-Potter barazoi rezultatin pas një aksioni të ndërtuar mirë nga vendasit.

Në minutat e mbetura, Arsenal kërkoi golin e fitores, por Brentford-i u mbrojt me kujdes dhe arriti të ruante barazimin. Pas këtij rezultati, Arsenal-i mbetet në krye të renditjes me 57 pikë, ndërsa Manchester City i Pep Guardiolës e ndjek me 53 pikë. Brentford-i, nga ana tjetër, ngjitet në kuotën e 40 pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco