Shqipëria mësoi rivalët në Ligën C ku u vendos në Grupin C. Kuqezinjtë do të përballen me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.
Sfidat janë rezervuar në shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti. Nëse Kombëtarja e mbyll e para, atëherë mundësitë janë që në “play off” të luajë mundësitë e saj për Europianin 2028.
Sa i përket bilancit ndaj rivalëve, Shqipëria mund të ndihet inferiore vetëm ndaj një ekipi.
Finlanda numëron katër fitore kundrejt kuqezinjve, ndërsa Shqipëria vetëm dy në përballjet direkte.
Një takim tjetër është mbyllur barazim. Gjashtë janë gola të shënuar nga Shqipëria dhe tetë të pësuar.
Përballë Bjellorusisë është një golavarazh i barabartë, dhjetë gola të shënuar dhe po aq të pësuar.
Ndërkohë me tri fitore jemi superiorë, kundrejt dy që numërojnë bjellorusët.
San Marino ishte rivali më i lehtë i mundshëm, pasi mban vendin e fundit në FIFA.
Bilanci ndaj tyre është pozitiv, teksa numërohen 13 gola të shënuar në katër fitore të arritura.
BILANCI
Shqipëri – Finlandë: Dy fitore, katër humbje dhe një barazim. 6 gola të shënuar dhe 8 gola të pësuar
Shqipëri – Bjellorusi: Tri fitore, dy humbje dhe dy barazime. 10 gola të shënuar dhe 10 gola të pësuar
Shqipëri – San Marino: Katër fitore. 13 gola të shënuar dhe 0 të pësuar
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: