Inter Miami ka anuluar ndeshjen e fundit miqësore të përiudhës parasezonale për shkak të një lëndimi të Lionel Messi-t. ‘Ylli’ argjentinas ka pësuar një tërheqje muskulare në kofshën e majtë gjatë ndeshjes ndaj Barcelonës Guayaquil në Ekuador, ku shënoi një gol, por u zëvendësua në pjesën e dytë. Pas disa testeve mjekësore të kryera, lëndimi u konfirmua.
Si pasojë, miqësorja me klubin ekuadorian Independiente del Valle, e planifikuar të luhej këtë të premte në stadiumin ‘Juan Ramón Loubriel’ në Poto Riko, është shtyrë për më 26 shkurt. Edhe stërvitja e hapur, që ishte planifikuar për të enjten, më 12 shkurt, do të zhvillohet më 25 shkurt. Klubi njoftoi se kjo vendimmarrje u mor së bashku me organizatorin e eventit dhe autoritetet lokale për të “siguruar një përvojë më të mirë për tifozët”.
Vetë Messi u shpreh në rrjetet sociale për të qetësuar tifozët:
“Në ndeshjen e fundit, në Ekuador pata një shqetësim, prandaj dola më herët. Për këtë arsye, klubi vendosi ta anulojë këtë ndeshje. Shpresoj që të mund të riorganizohet dhe të vizitojmë fansat sa më shpejt.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: