Atlético Madrid-Barcelona (21:00), finale e parakohshme mes dy gjigantëve të Spanjës

Atlético Madrid-Barcelona (21:00), finale e parakohshme mes dy gjigantëve të Spanjës

09:39, 12/02/2026

Dy gjigantët e LaLiga-s, Atlético Madrid dhe Barcelona, do të përballen në gjysmëfinalen e ‘Copa del Rey’, një rikthim i ndeshjes së sezonit të kaluar në këtë fazë, ku Barça doli fituese. Atlético, dhjetë herë fituese e këtij trofeu, do të kërkojë të kthehet në formën e mirë, ndërsa Barcelona fituese ne fuqi e trofeut, synon ta shtrijë dominimin e saj në këtë kompeticion.

Atlético Madridi ka nisur vitin me rezultate të përziera. Javën e fundit u mund 1-0 në shtëpi nga Real Betisi në kampionat, vetëm një javë pasi e kishte mposhtur thellë 5-0 në Kupën e Mbretit. Ekipi i Diego Simeones ka fituar vetëm katër nga dhjetë ndeshjet në të gjitha garat gjatë vitit 2026 (3 barazime, 3 humbje).

Barcelona, nga ana tjetër, ka kaluar lehtë tri raunde për të arritur në gjysmëfinale për të 13-tën herë në 16 edicionet e fundit. Fitorja 2-1 ndaj Albacete-s është pjesë e një serie prej gjashtë ndeshjesh me fitore, që përfshin edhe një triumf 3-0 ndaj Mallorca-s të shtunën e fundit.

Ekipi i Hansi Flick duket i sigurt për të vazhduar këtë formë, pasi ka fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit jashtë fushe dhe ka 11 fitore në 12 ndeshjet e fundit të ‘Copa del Rey’ jashtë shtëpisë.

Barcelona ka fituar 8 nga 10 ndeshjet e fundit me Atléticon (1 barazim, 1 humbje) dhe është e pandalshme në 8 ndeshjet e fundit të ‘Copa del Rey’ ndaj madrilenëve (6 fitore, 2 barazime).

Statistika të nxehta

  • Vetëm në dy nga tetë ndeshjet e fundit të Atléticos të dyja skuadrat shënuan.
  • Dhjetë nga 14 ndeshjet e fundit në shtëpi të Atlético-s kishin më shumë se 2.5 gola.
  • Barcelona ka shënuar saktësisht dy gola në secilën nga tri ndeshjet e saj të ‘Copa del Rey’ këtë sezon.
  • Shtatë ndeshjet e fundit të Barcelonës kanë prodhuar mbi 2.5 gola.

Lojtarët kyç dhe mungesat

Marcos Llorente mund të jetë surpriza në sulm për Atléticon, pasi ka shënuar gjashtë golat e fundit në kompeticionet e kupës. Te Barcelona, Ferran Torres ka shënuar 16 gola këtë sezon, 12 prej tyre para pjesës së parë.

Nga të dyja skuadrat do të mungojnë: Johnny Cardoso për Atlético-n dhe Marcus Rashford, Pedri dhe Raphinha për Barcelonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco