VIDEO/ Elbasani-Partizani, Skuka me penallti vendos duelin e parë të Kupës

VIDEO/ Elbasani-Partizani, Skuka me penallti vendos duelin e parë të Kupës

18:49, 11/02/2026

Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Elbasanit në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, në një duel të mbushur me raste të humbura, tensione dhe polemika deri në sekondat e fundit.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 90’+3’, kur Skuka u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë avantazhin minimal të kuqve për ndeshjen e kthimit.

https://streamin.link/v/4d19b334

Fundjava në “Elbasan Arena” ishte e ndezur, me momente kaosi në minutat e fundit.

Fillimisht, gjyqtari akordoi faull jashtë zone për ndërhyrjen ndaj Skukës, por më pas ndryshoi vendimin duke dhënë penallti mes protestave të shumta të vendasve.

Kasa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Elbasanin me 10 lojtarë.

Protestat vazhduan edhe pas golit, teksa disa pjesëtarë të stafit të Elbasanit, përfshirë trajnerin Ivan Gvozdenoviç, u ndëshkuan me karton të kuq.

Ndeshja pati shumë raste nga të dyja skuadrat. Partizani rrezikoi disa herë me Hjumën dhe Sidibe, ndërsa Elbasani iu afrua golit me Lajthinë dhe Tsague.

Qirko dhe Janaçek ishin protagonistë me pritje vendimtare që mbajtën rezultatin të paprekur për pjesën më të madhe të sfidës.

Takimi u ndërpre për disa minuta edhe për shkak të fyerjeve nga tribuna, duke shtuar tensionin në një përballje që prodhoi më shumë dramë sesa gola.

Në fund, ishte Skuka ai që vulosi fatin e ndeshjes, duke i dhënë Partizanit një fitore të çmuar në transfertë dhe një avantazh të rëndësishëm përpara ndeshjes së kthimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco