Edhe Real Madridi dorëzohet: marrëveshje me UEFA-n, fund projektit të Superligës

Edhe Real Madridi dorëzohet: marrëveshje me UEFA-n, fund projektit të Superligës

15:32, 11/02/2026

Real Madridi ka vendosur t’i japë fund përfundimisht projektit të shumëdebatuar të Superligës Europiane, duke arritur një marrëveshje me UEFA-n. Lajmi është bërë zyrtar përmes një komunikate të përbashkët mes UEFA-s, European Football Clubs (EFC) dhe klubit madrilen.

Në deklaratë theksohet se palët kanë arritur një marrëveshje parimore “për të mirën e futbollit europian”, duke respektuar parimin e meritës sportive, qëndrueshmërinë afatgjatë të klubeve dhe përmirësimin e përvojës së tifozëve përmes përdorimit të teknologjisë. Marrëveshja pritet gjithashtu të mbyllë përfundimisht edhe çështjet ligjore që lidhen me projektin e Superligës, sapo të formalizohet në mënyrë definitive.

Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi edhe Barcelona njoftoi tërheqjen e saj nga projekti, duke lënë Real Madridin praktikisht të vetmin klub të madh që vazhdonte ta mbështeste iniciativën. Në një njoftim zyrtar, klubi katalanas konfirmoi se kishte informuar kompaninë e Superligës dhe klubet e tjera për vendimin e tij për t’u shkëputur nga projekti.

Me këtë hap, mbyllet një kapitull i gjatë polemikash dhe përplasjesh mes klubeve themeluese dhe UEFA-s, ndërsa futbolli europian duket se rikthehet përfundimisht nën formatin tradicional të garave të organizuara nga qeveria e futbollit kontinental.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco