Real Madridi është përqendruar te Nico Schlotterbeck, mbrojtës i majtë i Borussia Dortmundit, i cili mund të largohet nga klubi gjerman verën e ardhshme, një vit para skadimit të kontratës së tij në 2027, raporton ‘Bild’.
Sipas gazetës gjermane, 26-vjeçari nuk është i bindur për rinovimin me Dortmundin, pasi Reali i Madridi i ka shprehur qartë interesin për ta pasur në skuadër. Mediat gjermane shkruajnë se vendimi përfundimtar mbi rinovimin do të merret para ndeshjeve ndërkombëtare ndaj Zvicrës dhe Ganës, në mars. Për momentin, Schlotterbeck po konsideron vetëm dy opsione: të qëndrojë te Dortmund ose të transferohet te Real Madridi.
Mbrojtësi gjerman ishte shfaqur edhe si kandidat i mundshëm për Bayernin, por situata e Upamecano-s ka bërë që bavarezët të mos fokusohet te transferimi i tij. Reali, nga ana tjetër, planifikon të marrë dy qendërmbrojtës këtë verë, duke përfshirë një mbrojtës të majtë si Schlotterbeck. Çmimi i pritshëm për lojtarin llogaritet midis 40 dhe 50 milionë eurove.
Ky transferim mund të jetë një përforcim i madh për mbrojtjen e ‘Los Blancos’, duke sjellë stabilitet dhe cilësi në qendrën e mbrojtjes, ndërsa Reali synon të jetë konkurrues në LaLiga dhe Champions League për sezonin e ardhshëm.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: