E ardhmja e Pavard e pasigurt, Marseille nuk e blen, Interi s’e ka në plan

E ardhmja e Pavard e pasigurt, Marseille nuk e blen, Interi s’e ka në plan

11:40, 11/02/2026

Benjamin Pavard po përballet me një periudhë të vështirë në karrierën e tij. Mbrojtësi francez, i rikthyer në vendlindje te Olympique Marseille, pas një nisjeje të mirë të sezonit, ka rënë pre e kritikave të tifozëve për paraqitjet e dobëta dhe gabime të shumta në fushë. Kjo gjendje është reflektuar edhe në minutat e pakta në lojë.

Marseille nuk ka ndërmend të paguajë 15 milionë euro për ta blerë Pavard në fund të sezonit. Edhe gjatë merkatos së janarit, negociatat për një marrëveshje të mundshme me Interin përfunduan me refuzim të prerë nga ana e klubit italian. Kjo rrit mundësinë që mbrojtësi të rikthehet në Milano, por e ardhmja e tij tek Interi duket gjithashtu e pasigurt.

Në verë, drejtuesit e Interit, me bekimin e legjendës Cristian Chivu, vendosën ta huazonin Pavard-in te Marseille dhe ta zëvendësonin me Manuel Akanji-n, i cili sot është shtylla e mbrojtjes së Interit. Kjo situatë lë të hapura pyetje të mëdha mbi planet e ardhshme për francezin. Një rikthim te Neom, nën drejtimin e Christophe Galtier, trajneri që e hodhi në skenë te Lille, duket një opsion realist.

Galtier kishte konfirmuar se Pavard ka marrë oferta të shumta, por preferon të qëndrojë në Europë për t’u përgatitur për Kupën e Botës. Megjithatë, pas përfundimit të sezonit, mund të rihapet mundësia për një aventurë jashtë kontinentit, përfshirë ofertat nga Arabia Saudite që nuk e bënë të tundet më parë.

Përfundimisht, është pothuajse e sigurt që e ardhmja e Benji Pavard do të jetë larg Marseille-s dhe Interit, duke e lënë mbrojtësin në një fazë vendimtare për karrierën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco