Dëgjoni Capello-n: ‘Fenomeni’, lider negativ, Cristiano s’është gjeni si...

Dëgjoni Capello-n: ‘Fenomeni’, lider negativ, Cristiano s’është gjeni si...

10:59, 11/02/2026

 Fabio Capello, trajner i dalë në pension që nga viti 2018, nuk kursen opinionet e tij për futbollin dhe lojtarët e mëdhenj, edhe pse nuk është më në stol. Së fundmi, ai ka komentuar për Cristiano Ronaldon, duke e njohur talentin e jashtëzakonshëm të portugezit, por duke e krahasuar me legjendat e futbollit.

“Cristiano është një sulmues i madh dhe një sportist i pabesueshëm, por nuk wshtw gjeni si Messi, Maradona ose Ronaldo Nazario,” deklaroi Capello për programin ‘Hat-Trick’ në kanalin egjiptian ON Sport. “Ai gjenialitet që e kishin të tjerët mungon te Cristiano. Nuk mund të krahasohet me këta tre,” shtoi trajneri italian, duke qenë i prerë në fjalët e tij.

Capello gjithashtu vlerësoi lojën e bukur dhe tërheqëse të Barcelonës, por nuk kurseu kritikën për dobësitë e skuadrës: “Dobësia e Barcelonës është varësia e vazhdueshme nga ‘offside’-i. Ndonjëherë, për disa centimetra, kundërshtari mbetet vetëm përballë portës.”

Trajneri italian komentoi edhe për personalitetin dhe egon e lojtarëve. Ai përmendi Ronaldon Nazarion (Fenomeni) në kohën e tij te Real Madridi: “Ronaldo Nazario ishte një lider negativ që organizonte festa të mëdha dhe nuk donte të stërvitej.” Ai e krahasoi këtë me situata të ngjashme në Realin e sotëm, duke përmendur rastin e Mbappé-së, që kërkoi nga shokët e tij të mos bëjnë korridor për Barcelonën pas humbjes në Superkupën e Spanjës: “Kjo tregon se trajneri nuk ka më autoritet dhe udhëheqje.”

Capello foli edhe për momentin e Jude Bellingham te Real Madridi: “Me Ancelottin kishte më shumë liri në lëvizje. Tani duket sikur i janë prerë krahët, është bllokuar.”

Ky është një tjetër shembull se edhe legjendat e futbollit nuk hezitojnë të flasin hapur për lojtarët më të njohur dhe të kritikojnë aspektet e tyre jo vetëm teknike, por edhe personale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco