Han Dasom dhe Lee Eui-jin, skiatoret e kombëtares së Koresë së Jugut, janë përjashtuar menjëherë nga Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026. Shkak ishte gjetja e një substance të ndaluar mbi skitë e tyre gjatë raundit kualifikes të sprintit.
Analizat zbuluan se skitë ishin trajtuar me një lloj dylli apo qelqi, një material i ndaluar që përdoret për të përmirësuar rrëshqitjen e skive dhe për të reduktuar fërkimin me borën. Substanca nuk u gjend në trupin e sportisteve, por vetëm në pajisjet e tyre, duke u konsideruar një rast i “dopingut nga materiali”, i lidhur me pajisjet dhe jo me gjendjen fizike të sportisteve.
“Fluor”-i, është një lloj qelqi me konsistencë të ngjashme me pastën e dhëmbëve, që është përdorur nga vitet ’80 për aftësinë e saj për të rritur rrëshqitjen e skive. Megjithatë, ajo është e ndaluar për shkak të ndikimit toksik mbi mjedisin. Federata Ndërkombëtare e Skive dhe Snowboardit (FIS) vendosi ndalimin e saj në vitin 2019, vendim i cili hyri në fuqi katër vjet më vonë.
Pas përfundimit të kualifikimeve të sprintit femëror, FIS konfirmoi përjashtimin e menjëhershëm të Han dhe Lee, duke i hequr ato nga gara dhe nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike. Ky rast rikujton rëndësinë e kontrollit të pajisjeve sportive dhe rrezikun e përdorimit të materialeve të ndaluara, edhe kur nuk ndodhen në trupin e sportistëve.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: