Snoop Dogg zbret në Championship, Reperi amerikan do të ndjekë nga afër ndeshjen e Swansea

Snoop Dogg zbret në Championship, Reperi amerikan do të ndjekë nga afër ndeshjen e Swansea

09:15, 11/02/2026

Nga skena e Lojërave Olimpike Dimërore… drejt stadiumit “Swansea.com”. Snoop Dogg pritet të jetë i pranishëm më 24 shkurt në sfidën e Championship mes Swansea dhe Preston, duke shënuar vizitën e tij të parë si bashkëpronar i klubit uellsian.

Reperi 54-vjeçar bleu aksione te Swansea verën e kaluar, me synimin për ta kthyer klubin në një “emër global”. Pas angazhimit si “hype man” dhe trajner nderi i Team USA në Milano-Cortina 2026, ai do të fluturojë drejt Britanisë për të përjetuar atmosferën e futbollit anglez nga afër.

“Që nga momenti kur diskutuam për t’u bërë pronar, mezi kam pritur të jem në stadium me tifozët. Kam dëgjuar gjëra të jashtëzakonshme për atmosferën, sidomos në ndeshjet nën drita. Kur pashë në TV sfidën me Wrexham në dhjetor, zhurma dukej e pabesueshme edhe 5 mijë milje larg”, deklaroi Snoop.

Image

Klubi konfirmoi se artisti do të zbresë në fushë para ndeshjes për të udhëhequr një koreografi me tifozët. Ai gjithashtu do të vizitojë komunitetin lokal për t’u takuar me mbështetësit dhe për të njohur më nga afër qytetin.

Snoop iu bashkua listës së investitorëve të njohur, ku më herët ishte përfshirë edhe legjenda e Real Madridit, Luka Modric. Në dhjetor, projektit iu shtua edhe sipërmarrësja amerikane Martha Stewart, mike e afërt e reperit.

Nga muzika te sporti, Snoop Dogg duket gati të sjellë “ritmin” e tij edhe në Championship.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco