Barazimi dramatik 1-1 mes West Hamit dhe Manchester United nuk zhgënjeu vetëm tifozët në fushë, por la pa fjalë edhe një nga mbështetësit më të famshëm të “Djajve të Kuq”. Frank Illett, i njohur në rrjetet sociale për flokët e tij gjigantë kaçurrela, do të duhet të presë ende për prerjen e shumëpritur.
Historia e tij është bërë virale: Illett ka vendosur të mos i presë flokët derisa United të fitojë pesë ndeshje radhazi. Skuadra e drejtuar nga Michael Carrick kishte arritur katër fitore me radhë dhe sfida ndaj Ëest Hamit ishte mundësia perfekte për të nxjerrë më në fund makinën e qethjes.
Madje, ai kishte organizuar një “live watch-along” me mbi 150 mijë ndjekës, shifër që shkoi në 265 mijë në fund të takimit. Por goli i Tomas Souček në fillim të pjesës së dytë e tronditi rëndë. Shpresat u ringjallën kur Casemiro dërgoi topin në rrjetë, por VAR-i e anuloi golin për pozicion jashtë loje.
Në sekondat e fundit, Benjamin Šeško barazoi dhe shmangu humbjen, por barazimi nuk mjaftonte. Illett mbeti me kokën në duar, plot dëshpërim.
Ai nuk i ka prerë flokët që nga tetori i vitit 2024 dhe brenda një viti ato janë rritur me mbi 18 centimetra. “Jam shumë i përkushtuar për t’u dorëzuar tani”, deklaroi ai.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: