Šeško shpëton Manchester United në fund, West Ham mbetet në situatë delikate

Šeško shpëton Manchester United në fund, West Ham mbetet në situatë delikate

08:41, 11/02/2026

Manchester United siguroi një barazim dramatik 1-1 në transfertë ndaj West Hamit në Premier League, falë një goli të Benjamin Šeško-s në minutën e 96-të. Ky rezultat zgjati në nëntë ndeshje serinë pa humbje të “Djajve të Kuq”, që mbajnë vendin e katërt, edhe pse iu ndërpre seria prej katër fitoresh radhazi.

West Hami e nisi më mirë sfidën dhe krijoi rastet e para me Jarrod Bowen dhe Crysencio Summerville, por portieri Senne Lammens reagoi saktë. Nga ana tjetër, United rrezikoi me Maguire dhe Luke Shaw, teksa Aaron Wan-Bissaka shpëtoi një gol të sigurt duke larguar topin nga vija fatale.

Pjesa e dytë nisi me gol për vendasit. Tomáš Souček kombinoi bukur me Bowen dhe më pas shfrytëzoi asistin e kapitenit për të kaluar West Hamin në avantazh. United reagoi dhe mendoi se barazoi me Casemiro-n, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutat e fundit, presioni i miqve u shtua. Mbeumo dhe Zirkzee iu afruan golit, ndërsa Souček bëri një tjetër ndërhyrje vendimtare në mbrojtje. Megjithatë, në sekondat e fundit, Šeško devijoi me mjeshtëri një krosim të Mbeumo në rrjetë, duke i mohuar West Ham-t fitoren.

“Hammers” kanë vetëm një humbje në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, por mbeten dy pikë pas Nottingham Forest, me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco