Como eliminon Napolin me penallti, Fabregas në gjysmëfinale kundër Interit

Como eliminon Napolin me penallti, Fabregas në gjysmëfinale kundër Interit

07:35, 11/02/2026

Como shkruan historinë në “Maradona”, duke eliminuar Napolin me rezultatin 8-7 pas goditjeve të penalltive dhe duke siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, aty ku do të përballet me Interin e drejtuar nga Cristian Chivu. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

Kampionët e Italisë e nisën më mirë takimin dhe ushtruan presion të vazhdueshëm, por ishin miqtë që goditën të parët. Në minutën e 39-të, Olivera shkaktoi penallti pas ndërhyrjes ndaj Gutiérrez dhe nga pika e bardhë Baturina u tregua i saktë, duke kaluar Como-n në avantazh.

Reagimi i Napolit erdhi menjëherë në fillim të pjesës së dytë. Vetëm në minutën e parë pas pushimit, Vergara riktheu ekuilibrat me një gol të shpejtë, duke ndezur sërish shpresat e vendasve. Megjithatë, rezultati nuk ndryshoi më deri në fund të 90 minutave dhe gjithçka u vendos nga penalltitë.

Seria nga pika e bardhë ishte dramatike dhe shkoi në goditje shtesë. Gabuan fillimisht Lukaku dhe Perrone, por momenti vendimtar erdhi kur Lobotka u ndal nga portieri Butez, që priti penalltinë vendimtare. Festa shpërtheu në kampin e Como-s, ndërsa Fabregas bëri edhe një lëvizje taktike në fund duke zëvendësuar Nico Paz me Vojvodën përpara penalltive.

Për Antonio Conten mbetet tashmë vetëm kampionati si objektiv sezonal, ndërsa Como do të sfidojë Interin për një vend në finale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco