Nuk ka paqe për Andre ter Stegen, operohet të premten e ardhshme

Nuk ka paqe për Andre ter Stegen, operohet të premten e ardhshme

08:31, 11/02/2026

Problemet nuk kanë të ndalur për Marc-André ter Stegen. Pas largimit nga Barcelona dhe transferimit te Girona, portieri gjerman është përballur me një tjetër goditje të rëndë.

Gardiani 33-vjeçar ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë gjatë ndeshjes ndaj Real Oviedo-s, çka do ta mbajë larg fushave për një periudhë të gjatë. Klubi katalanas konfirmoi se lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni të premten e ardhshme, ndërsa koha e rikuperimit do të përcaktohet vetëm pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Ky lajm përbën një goditje të madhe për Gironën, por edhe për kombëtaren gjermane. Botërori tashmë vihet seriozisht në dyshim për ish-kapitenin e Barcelonës, i cili shpresonte të rikthehej protagonist në një turne madhor me “pancerat”.

Pas një periudhe të vështirë në fundin e aventurës me Barcelonën, ku trajner është Hansi Flick, ter Stegen kërkonte një fillim të ri te Girona, por dëmtimet po vazhdojnë ta pengojnë. Tashmë gjithçka do të varet nga suksesi i operacionit dhe koha e rikuperimit, ndërsa frika për mungesë të gjatë është reale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco