Lakers bien sërish, San Antonio dominon në Los Angeelos, Indiana fiton pas shtesës, buzëqeshin Houston e Phoenix

Lakers bien sërish, San Antonio dominon në Los Angeelos, Indiana fiton pas shtesës, buzëqeshin Houston e Phoenix

08:26, 11/02/2026

Chicago Bulls realizuan një tjetër mbrëmje të fortë në NBA, por vëmendja ishte te humbja e radhës e Lakers. Një ditë pas disfatës ndaj Oklahoma-s, skuadra nga Los Angelos-i u mposht në parketin e saj edhe nga San Antonio Spurs me shifrat e thella 136-108. Protagonist absolut ishte Victor Wembanyama, që realizoi 40 pikë dhe kapi 12 ‘rebound’, duke dominuar nën tabela. Lakers u ndien shumë mungesat e Luka Doncic dhe LeBron James, duke mos arritur të rivalizojnë në asnjë moment.

Sfida më dramatike e natës ishte ajo mes New York-ut dhe Indianas. Pas kohës shtesë, Pecers triumfuan 137-134 në një përballje spektakolare. Tetë lojtarë të Indianas realizuan mbi 10 pikë, çka tregon forcën kolektive të ekipit. Pascal Siakam ishte lideri me 30 pikë, ndërsa për New York Nicks shkëlqeu Jalen Brunson me 40 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Houston Rockets vazhduan formën e mirë, duke mposhtur Clippers 102-95 dhe forcuar pozitat si skuadra e tretë në Konferencën e Perëndimit. Kevin Durant realizoi 26 pikë në këtë përballje. Fitore morën edhe Phoenix Suns, që falë 48 pikëve të ardhura nga stoli, mundën Dallasin me rezultatin 120-111.

Rezultatet:

New York – Indiana 134-137

Houston – Clippers 102-95

Phoenix – Dallas 120-111

Lakers – San Antonio 108-136

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco