Conte realist: Janë 9 pikë nga kreu, të mos flasim për titull se bëhemi qesharakë

Conte realist: Janë 9 pikë nga kreu, të mos flasim për titull se bëhemi qesharakë

08:22, 11/02/2026

Pas eliminimit me penallti në sfidën Napoli–Como në Kupën e Italisë, Antonio Conte analizoi me sinqeritet momentin e skuadrës së tij. Trajneri vlerësoi përkushtimin e lojtarëve, duke theksuar se përballja nuk ishte aspak e lehtë.

“Meritojnë respekt djemtë, sepse luajtëm ndaj një Como-je të plotë dhe të freskët, që kishte dhjetë ditë pushim. Ne vinim nga ndeshja me Genoa vetëm tri ditë më parë. Humbëm edhe McTominay dhe po shkojmë përtej limiteve tona aktuale”, u shpreh Conte.

Tekniku italian pranoi se organika e skuadrës është e kufizuar krahasuar me objektivat që duhej të kishte Napoli këtë sezon. “Burimet tona njerëzore sot nuk përputhen me ambiciet. Megjithatë, djemtë po bëjnë diçka të jashtëzakonshme. Fituam Superkupën në një moment emergjence totale dhe kemi sjellë një tjetër trofe në klub. Me këtë grup të reduktuar, çdo ekip do ta kishte të vështirë. Falënderoj tifozët, sepse ishim një hap larg kualifikimit”.

Conte ndaloi edhe te dëmtimet e shumta që kanë goditur skuadrën. “Si mund të parashikosh dëmtime si ato të Di Lorenzos, Lukakut apo De Bruyne? Apo faktin që Gilmour duhet të operohet për pubalgji? Duket sikur duhet të lutemi. Janë mungesa të rënda për gjithë sezonin. Në merkato klubi bëri atë që mundi, duke afruar dy lojtarë të rinj”.

Sa i përket garës për titull, Conte ishte i prerë: “Janë 9 pikë diferencë nga kreu dhe ju flisni për titullin. Interi po ecën fort, janë edhe Milani dhe Juventusi. Të jemi realistë, përndryshe bëhemi qesharakë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco