Rikthimi i Tottit te Roma/ Akord për rolin dhe rrogën, pengesë mbetet një kompani bastesh

Rikthimi i Tottit te Roma/ Akord për rolin dhe rrogën, pengesë mbetet një kompani bastesh

22:52, 10/02/2026

Francesco Totti është shumë pranë rikthimit te Roma, klubi ku shkroi historinë dhe kaloi gjithë karrierën e tij si futbollist. Legjenda verdhekuqe pritet të marrë një rol aktiv drejtues në jetën e klubit, me palët që kanë arritur një marrëveshje thuajse të plotë.

Sipas mediave italiane, fillimisht Totti do të angazhohet si këshilltar i jashtëm i drejtuesve, për t’u integruar gradualisht në strukturat e klubit.

Më pas, ai pritet të marrë një rol më qendror, të ngjashëm me atë që Javier Zanetti mban te Interi.

Akordi është gjetur edhe në aspektin financiar, me familjen Friedkin që ka pranuar kushtet e kërkuara nga ish-kapiteni i Romës.

Megjithatë, ende mbetet për t’u zgjidhur çështja e të drejtave të imazhit.

Pengesë kryesore aktualisht është kontrata që Totti ka me një kompani bastesh sportive.

Marrëveshja duhet ose të ndërpritet, ose të riformulohet, në mënyrë që të mos bjerë ndesh me imazhin dhe politikat e klubit të Romës.

Zgjidhja e kësaj çështjeje pritet të hapë rrugën për rikthimin zyrtar të “Perandorit” në shtëpinë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco