Salah drejt Arabisë Saudite? Al-Ittihad nis bisedimet për transferimin e yllit egjiptian

Salah drejt Arabisë Saudite? Al-Ittihad nis bisedimet për transferimin e yllit egjiptian

21:32, 10/02/2026

Mohamed Salah raportohet se ka nisur bisedimet me gjigantin saudit Al-Ittihad për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së verës.

Ylli i Liverpoolit ka qenë prej kohësh në radarët e klubeve saudite, që nga hyrja masive e Fondit të Investimeve Publike (PIF) në futbollin arab.

Pavarësisht rinovimit të kontratës në prill, Salah po kalon një sezon të vështirë në Premier League, me vetëm katër gola të shënuar, ndërsa tensionet te Liverpooli nuk kanë munguar.

Sipas “Foot Mercato”, negociatat mes palëve kanë nisur dhe ekziston më shumë optimizëm për një marrëveshje këtë vit, krahasuar me verën e kaluar.

33-vjeçari thuhet se është më i hapur ndaj një transferimi në Lindjen e Mesme, ku pritet të jetë fytyra kryesore e kampionatit.

Al-Ittihad, klub i zotëruar nga PIF, po kalon një sezon zhgënjyes dhe ndodhet aktualisht në vendin e shtatë, 16 pikë larg Al-Hilal.

Pas largimeve të Karim Benzemës dhe N’Golo Kanté, Salah shihet si zëvendësuesi ideal dhe përforcimi “galaktik” i verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco