Ribéry reagon ashpër pasi u përmend në dosjet Epstein, njofton nisjen e procedurave ligjore

Ribéry reagon ashpër pasi u përmend në dosjet Epstein, njofton nisjen e procedurave ligjore

20:05, 10/02/2026

Ish-ylli i Bayern Munich dhe kombëtares franceze, Franck Ribéry, ka reaguar publikisht pas përmendjes së emrit të tij në një dokument të lidhur me arkivat e Jeffrey Epstein, duke e cilësuar gjithçka si “informacion të rremë” dhe duke njoftuar nisjen e procedurave ligjore.

Nëpërmjet avokatit të tij, Carlo Alberto Brusa, Ribéry bëri të ditur të martën se do të padisë autorin e një dokumenti anonim, të datës 2019, i cili është pjesë e dosjeve të Epstein dhe që është publikuar së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara.

Dokumenti në fjalë është pjesërisht i redaktuar dhe përmban emra të ndryshëm, përfshirë edhe atë të ish-futbollistit francez.

Avokati i Ribéry theksoi se pretendimet që po qarkullojnë në rrjetet sociale janë të pavërteta dhe krijojnë nënkuptimin e gabuar se klienti i tij mund të ketë qenë i përfshirë në çështjen Epstein.

“Për shkak të seriozitetit të këtyre veprimeve dhe për të mbrojtur të drejtat e tij, Franck Ribéry ka vendosur të nisë procedura penale kundër autorit të kësaj letre shpifëse, të cilin e kemi identifikuar,” thuhet në deklaratën e Brusa.

Sipas tij, padia do të zgjerohet edhe ndaj personave apo faqeve që vazhdojnë të përdorin këtë informacion të rremë për të publikuar apo shpërndarë përmbajtje shpifëse në rrjetet sociale.

Ribéry, i cili e mbylli karrierën e tij profesionale në vitin 2022 me Salernitanën pas largimit nga Fiorentina, është një nga emrat më të njohur të futbollit francez të dy dekadave të fundit. Ai ka qenë më herët dëshmitar në një çështje gjyqësore në Paris në vitin 2010, e lidhur me një rrjet prostitucioni, por nuk është dënuar për asnjë vepër penale.

Duhet theksuar se përmendja e emrit të një personi në dokumentet e lidhura me Jeffrey Epstein nuk nënkupton automatikisht përfshirje apo shkelje ligjore.

Megjithatë, publikimi i këtyre dosjeve ka shkaktuar reagime dhe pasoja të shumta për figura publike në mbarë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco