Me fitoren bindëse 5-1 ndaj Hofenhajmit, Bajerni i Mynihut është rikthyer fuqishëm në rrugën e duhur, duke dërguar një mesazh të qartë për rivalët nga Dortmundi.
Edhe pse jo gjithçka shkoi në mënyrë perfekte, bavarezët treguan se mbeten forca dominuese në Bundesligë.
Pas dy ndeshjeve radhazi pa fitore, Bajerni më në fund festoi një sukses të madh në “Allianz Arena”.
Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany përfitoi edhe nga epërsia numerike për më shumë se 70 minuta, pas kartonit të kuq për Hofenhajmin, duke e bërë më të lehtë kontrollin e ndeshjes.
Rezultati përfundimtar u pa si një sinjal i fortë për konkurrencën.
Fitorja e Dortmundit 2-1 në Wolfsburg kishte ngushtuar diferencën në vetëm tre pikë, ndërsa Niko Schlotterbeck kishte sinjalizuar hapur ambicie për titull. Megjithatë, trajneri i Bajernit nuk u shfaq aspak i shqetësuar.
“Ne jemi të fokusuar vetëm te paraqitja jonë dhe e them këtë seriozisht,” deklaroi Kompany.
Në aspektin ofensiv, Bajerni shkëlqeu ndaj Hofenhajmit, me Luis Díaz që ishte protagonisti absolut i mbrëmjes, duke shënuar tre gola dhe duke fituar dy penallti.
Që shifrat të mos ishin edhe më të thella, meritë pati portieri i Hofenhajmit, Oliver Baumann, i cili eviton disa gola të sigurt.
Edhe pse i kënaqur me performancën, Kompany mbeti realist. “Nuk donim shumë më tepër nga kjo ndeshje. Jemi aty ku duhet të jemi”, theksoi trajneri belg.
“Kam përvojë në situata të tilla, kur në fund duhet të fitosh dhe thjesht duhet të jesh i përqendruar.”
Pas 21 ndeshjeve kampionat, Bajerni kryeson sërish renditjen me gjashtë pikë avantazh ndaj Dortmundit dhe ka shënuar plot 79 gola këtë sezon.
Me këtë fitore, Bajerni duket i vendosur të mos lëshojë terren dhe të mbajë nën kontroll garën për titull.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: