Liverpool, Slot nuk harron: Kur erdha këtu, arritëm të blinim vetëm Chiesa-n

Liverpool, Slot nuk harron: Kur erdha këtu, arritëm të blinim vetëm Chiesa-n

15:12, 10/02/2026

Situata në Liverpooli mbetet shqetësuese. Kampionët e Anglisë ndodhen jashtë zonës evropiane dhe janë pesë pikë prapa Manchester United, që aktualisht mban vendin e fundit që dërgon në Champions League. Një nisje sezoni larg pritshmërive, sidomos duke pasur parasysh një merkato që ka kapur shifrën e rreth 500 milionë eurove.

Trajneri Arne Slot ka folur hapur në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së Premier League ndaj Sunderland. I pyetur nëse sezoni do të konsiderohej i papranueshëm pa Champions League, tekniku holandez ishte i drejtpërdrejtë:

“Po. Nëse nuk luajmë në Champions League, atëherë sezoni nuk mund të quhet i pranueshëm. Siç e thashë edhe kur erdha këtu, ne arritëm të blinim vetëm Chiesa-n, dhe kjo pas një sezoni në Europa League.”

Slot theksoi se mungesa në Champions ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si menaxhohet klubi: “Kjo garë ka një ndikim shumë të madh në strukturën dhe funksionimin e klubit. Jam plotësisht i vetëdijshëm për këtë.”

Sa i përket shanseve për t’u rikthyer në zonën Champions, trajneri i Reds u shpreh realist: “Duhet të jemi pothuajse perfektë për shkak të diferencës së pikëve. Kur je katër pikë larg një skuadre të renditur në vendin e 18-të është ndryshe, por kur ndjek ekipet e kreut, ato fitojnë shumë më shpesh.”

Në fund, Slot nënvizoi vështirësitë e sezonit: “Duhet të fitojmë shumë ndeshje, gjë që nuk e kemi bërë shpesh këtë sezon. Diferencat janë minimale: shtatë minuta nga fundi ishim pesë pikë larg City-t, tani jemi njëmbëdhjetë.”

Slot e pranon hapur: pa Champions League, sezoni i Liverpool-it do të konsiderohet një dështim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco