Rio Ferdinand në karrocë invalidi, rrëfimi dramatik për dhimbjet pas karrierës

Rio Ferdinand në karrocë invalidi, rrëfimi dramatik për dhimbjet pas karrierës

14:32, 10/02/2026

Rio Ferdinand ka hapur zemrën për pasojat e rënda fizike që i ka lënë pas karriera në futboll. Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Anglisë, sot 47 vjeç, ka zbuluar se problemet kronike me shpinën e detyrojnë herë pas here të përfundojë në spital apo edhe në karrocë invalidi.

Në një intervistë për Men’s Health UK, Ferdinand ka treguar se për vite me radhë ka luajtur duke marrë ilaçe dhe injeksione vetëm për të qenë në fushë. “Për gjashtë vite kam marrë pilula dhe kam bërë injeksione për të luajtur. Sot po e paguaj atë çmim,” ka pranuar ai.

Dhimbjet, sipas tij, shfaqen papritur dhe janë shumë të forta. “Ka momente kur duhet të qëndroj në spital për disa ditë ose të përdor karrocën invalidi. Është e çmendur, sepse ndodh pa paralajmërim,” rrëfen Ferdinand.

Pavarësisht se jeton në Dubai dhe përdor metoda të reja për të ruajtur trupin, ish-futbollisti vazhdon të përballet me kufizime serioze në lëvizje. Një realitet i vështirë, që vjen drejtpërdrejt si pasojë e viteve të gjata në nivelet më të larta të futbollit.

Karriera në elitën e futbollit i la lavdi Rio Ferdinandit, por edhe pasoja të rënda shëndetësore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco