Barcelona, Gavi rikthehet të stërvitet me topin, Flick ‘fërkon’ duart

Barcelona, Gavi rikthehet të stërvitet me topin, Flick ‘fërkon’ duart

13:41, 10/02/2026

Lajme pozitive nga Barcelona për Gavi-n. Mesfushori andaluzian ka hedhur një hap të rëndësishëm në procesin e rikuperimit, duke u rikthyer të stërvitet me topin pas një periudhe të gjatë jashtë fushave.

21-vjeçari ka qenë i dëmtuar që nga gushti i kaluar, pas një ndërhyrjeje artroskopike për riparimin e një dëmtimi në menisk. Gjatë këtij sezoni, Gavi ka luajtur vetëm 66 minuta, por tani rikthimi i tij duket gjithnjë e më pranë.

Vetë lojtari ka shprehur gëzimin në rrjetet sociale: “Sa kënaqësi të stërvitesh sërish me topin pas kaq shumë kohësh!”

Sipas mediave spanjolle, ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin në fushë, pasi stafi teknik po tregohet i kujdesshëm, duke marrë parasysh edhe dëmtimet e rënda që Gavi ka kaluar në të kaluarën, përfshirë këputjen e ligamenteve të kryqëzuara.

Trajneri Hansi Flick ka theksuar se rikthimi do të bëhet hap pas hapi, me qëllim që mesfushori të arrijë formën maksimale. Barcelona shpreson që Gavi të jetë një armë e rëndësishme në fazën finale të sezonit, ndërsa tifozët mezi presin ta shohin sërish në fushë një nga talentet më të mëdhenj të futbollit spanjoll.

Stërvitja e Gavi-t në stërvitje me topin është një sinjal i qartë se kthimi i tij në fushë po afrohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco