Legjenda e Bayernit të Mynihut, Franck Ribéry, është përmendur në dosjet e publikura nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA në lidhje me rastin ‘Jeffrey Epstein’. Këto dokumente përfshijnë emra të shumtë të personazheve të njohur, biznesmenëve dhe zyrtarëve të lartë.
Në dokumente, emri i Ribéry shfaqet për herë të parë në faqen 26, ku një nga akuzuesit e përmend në kontekst të situatave të rënda dhe shqetësuese që lidhen me rrjetin e prostitucionit. Sidoqoftë, duhet theksuar se përmendja në dosje nuk do të thotë se Ribéry është akuzuar apo fajësuar për ndonjë krim.
Një nga pjesët e dokumentit përmend:
“Ribéry u përpoq të më godiste kur isha në kopshtin tim, por policia e ndaloi dhe e ktheu te makina e tij.”
Gjithashtu, dokumentet tregojnë për përfshirjen e avokatëve dhe përpjekjet e akuzuesve për të denoncuar raste të lidhura me prostitucionin.
Kjo nuk është hera e parë që emri i Ribéry ka dalë në çështje ligjore. Në vitin 2010, ai ishte një nga katër lojtarët e përfshirë në një hetim për përdorim të prostitutës së mitur, por gjykatat franceze hoqën të gjitha akuzat ndaj tij dhe Benzema-së në vitin 2014.
Për momentin, për Ribéry nuk ka asnjë hetim të ri dhe përmendja në dosje nuk nënkupton ndonjë fajësi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: