Oklahoma City Thunder morën një fitore të madhe në transfertë ndaj Los Angeles Lakers, duke u imponuar 119-110 dhe duke forcuar më tej kryesimin në renditjen e NBA-së. Loja kolektive ishte çelësi i suksesit për kampionët, me plot shtatë lojtarë që realizuan mbi 10 pikë, ndërsa për Lakers mungoi Luka Dončić.
Spektakël dhe dramë në ndeshjen mes Golden State Warriors dhe Memphis Grizzlies, ku vendasit fituan 114-113 në sekondat e fundit. Për Warriors u dallua Pat Spencer me 17 pikë, duke udhëhequr ekipin në një triumf të vuajtur.
Edhe Cleveland Cavaliers festuan në frymën e fundit, duke mposhtur 119-117 Denver Nuggets në një duel shumë të fortë. Donovan Mitchell ishte lider absolut për Cavaliers me 32 pikë, duke bërë diferencën në momentet vendimtare.
Detroit Pistons vazhdojnë formën pozitive dhe kryesojnë Konferencën e Lindjes pas fitores 110-104 në fushën e Charlotte Hornets. Cade Cunningham shkëlqeu për miqtë me 33 pikë, duke qenë figura kryesore e ndeshjes.
Në krahun tjetër, zhgënjim për Milwaukee Bucks, që u mposhtën thellë 118-99 nga Orlando Magic dhe aktualisht ndodhen jashtë zonës “play-in”. Humbje pësuan edhe Miami Heat, të cilët u ndalën 111-115 nga Utah Jazz.
Rezultatet:
Charlotte – Detroit 104-110
Brooklyn – Chicago 123-115
Miami – Utah Jazz 111-115
Orlando – Milwaukee 118-99
Minnesota – Atlanta 138-116
New Orleans – Sacramento 120-94
Denver – Cleveland 117-119
Golden State – Memphis 114-113
Lakers – Oklahoma 110-119
Portland – Chicago 135-118
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: