Statistikat e Ernest Muçit, ‘mbret i minutave të fundit’ në Turqi

Statistikat e Ernest Muçit, ‘mbret i minutave të fundit’ në Turqi

19:48, 09/02/2026

Ernest Muçi po kalon momentin më të artë të karrierës së tij, duke u shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të kampionatit turk me fanellën e Trabzonsporit.

Paraqitjet e tij të fundit kanë kaluar jo vetëm pritshmëritë, por edhe emra të mëdhenj që luajnë në Superligë.

Sulmuesi shqiptar ka realizuar 9 gola në 9 ndeshjet e fundit në kampionat, një shifër që nuk krahasohet me asnjë lojtar tjetër në këtë periudhë.

Por ajo që e bën edhe më të veçantë formën e Muçit janë momentet kur ai shënon.

Nga 9 golat e realizuar, vetëm 1 ka ardhur në pjesën e parë, ndërsa 8 në pjesën e dytë, me plot 5 gola të shënuar në 15 minutat e fundit të ndeshjeve.

Pikërisht këta gola kanë qenë vendimtarë, duke i siguruar Trabzonsporit fitore jetike në garën e kampionatit.

Falë këtyre realizimeve në limite, Muçi ka treguar nerva të forta dhe instinkt vendimtar, duke u shndërruar në një lojtar “clutch”, që ndryshon fatin e ndeshjes në momentet më kritike.

Në gjithë kampionatin turk, vetëm dy lojtarë kanë qenë kaq produktivë në 15 minutat e fundit: Ernest Muçi dhe Mauro Icardi, ylli argjentinas i Galatasarayt.

Megjithatë, diferenca është e qartë. Ndryshe nga Icardi, Muçi ka qenë shumë më ndikues në rezultatin final, pasi tre nga golat e tij janë shënuar në kohën shtesë, një statistikë ku sulmuesi shqiptar nuk ka rival.

Forma aktuale e Muçit jo vetëm që e ka bërë një nga emrat më të komentuar në Turqi, por po e vendos gjithnjë e më shumë në hartën e sulmuesve më vendimtarë të kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco