Gjatë intervistës për DAZN pas ndeshjes Juventus-Lazio, trajneri Luciano Spalletti dhuroi një moment të papritur, duke puthur gazetaren Federica Zille mbi shpatull, një gjest që e la të befasuar dhe argëtoi të gjithë të pranishmit. Puthja erdhi pas një diskutimi të gjatë mbi episodin e penalltisë së pretenduar që nuk iu akordua Lazios për faullin e Gila-s ndaj Cabal.
Spalletti, duke përqafuar Zille-n, tha me humor: “Kontakt, i dhashë një puthje dhe është një kontakt. Po i bëj një përkëdhelje, është një kontakt.” Ky moment shkaktoi të qeshura dhe komente argëtuese, ndërsa gazetaren e la pak në siklet, por shumë të kënaqur.
Diskutimi filloi më herët nga trajneri, i cili u ndal mbi arbitrimin dhe rregulloren: “Nuk mund të përgjithësohet: a janë të gjitha prekje me dorë faull dhe të gjitha penallti? Jo. A janë të gjitha ‘step on foot’ penallti? Jo… i vetmi joprofesionist është arbitri.” Ai kërkoi një reformë për klasën e arbitrave, duke theksuar rëndësinë e profesionalizmit të tyre brenda fushës.
Federica Zille është një nga fytyrat kryesore të DAZN, duke punuar si reportere në fushë dhe studio që nga viti 2018. Ajo ka drejtuar programe si Fuoriclasse dhe Open Var dhe në vitin 2023 u vlerësua me çmimin Coni-Ussi si gazetarja sportive më e mirë nën 35 vjeç.
Momenti i puthjes erdhi si përforcim i tezës së Spallettit për kontaktin dhe intensitetin e tij në episodin e diskutueshëm të Juventus-Lazio, duke i dhënë pak humor dhe lehtësi një interviste që kishte nisur si një monolog serioz mbi arbitrat dhe rregullat e lojës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: