Te Milani ka një skuadër me Luka Modric-in dhe një skuadër pa Luka Modric-in. Diferenca është e dukshme, sepse pas ‘yllit’ kroat nuk duket se ka një lojtar gati për ta zëvendësuar plotësisht. Modric do të vendosë për të ardhmen e tij vetëm në fund të sezonit: mund të zgjedhë një vit tjetër me kuqezinjtë, të kthehet në Zagreb për të mbyllur karrierën, ose edhe të ndahet nga Milano.
Në këtë skenar, Milani po mendon për një regjisor të ri që të marrë drejtimin e lojës pas Modric-it. Emrat më të përfolur brenda skuadrës janë dy: Ricci dhe Jashari, të cilët këtë sezon kanë punuar ngushtë pranë Modric-it për të mësuar sekretet e tij. Ricci është vendosur si ‘mezzala’ për të mos i marrë hapësirë ‘yllit’ kroat, ndërsa Jashari, pas një periudhe ambientimi, mund të shpërthejë këtë sezon.
Alternativa e tretë është të kërkohet një regjisor me përvojë në merkato, por gjetja e një lojtari fizikisht të fortë dhe i ngjashëm me Modric-in nuk është e lehtë. Për këtë arsye, drejtuesit Tare dhe Allegri do të përpiqen ta bindin Modric-in të qëndrojë edhe një vit, duke marrë parasysh faktorët profesionalë dhe familjarë.
Përveç regjisorit, Milan duhet të mendojë për shtimin e një sulmuesi qendre (vendimi për Fullkrug-un do të merret në fund të kampionatit) dhe një mbrojtës qendre shtesë pranë emrave si Tomori, Gabbia dhe Pavlovic. Nuk do të ketë revolucion si në sezonet e fundit, por do të nevojitet rikonstruksion i kujdesshëm. Investimi kryesor pritet të bëhet në këto dy pozicione, duke shpresuar të vazhdohet nga bazat e mira dhe regjia e Modric-it.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: