Victor Osimhen është rikthyer fuqishëm Stamboll pas vendit të tretë në Kupën e Afrikës me Nigerinë. Sulmuesi 27-vjeçar ka shënuar 3 gola në 5 ndeshje që kur është rikthyer në Super Lig, përfshirë golin vendimtar 3-0 ndaj Rizespor-it në javën e 21-të. Në minutën e 73-të, Osimhen mori një pasim të filtruar nga Noa Lang, dribloi portierin dhe depozitoi topin në portë të boshatisur.
Ky gol i dha Galatasaray-it avantazhin prej +6 pikësh ndaj Fenerbahçes, me një ndeshje më pak, dhe e vendosi skuadrën në krye të klasifikimit. Me këtë paraqitje, Osimhen ka shënuar në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit ku ka luajtur dhe ka arritur në 52 gola me fanellën e Galatasaray-t, duke kaluar Bafetimbi Gomis dhe duke u bërë sulmuesi i huaj i 4-t më i mirë në historinë e klubit, sipas të përditshmes turke Fanatik.
Aktualisht, Osimhen ka 9 gola në Super Lig, vetëm një më pak se Mauro Icardi (10 gola), ndërsa kreu i klasifikimit të golashënuesve mbahet nga Shomurodov i Basaksehir-it, i huazuar me të drejtë blerjeje nga Roma.
Ndërkohë, Noa Lang po pështatet te Galatasaray. Sulmuesi i krahut nga Holanda u huazua nga Napoli gjatë merkatos së dimrit dhe ka dhënë një asist në ndeshjen e tij të dytë jashtë fushe ndaj Rizespor-it. Lang deklaroi për Fanatik: “Mendojmë vetëm për veten, ne jemi në krye dhe do të vazhdojmë të përparojmë, duke synuar gjithmonë më shumë. Jam shumë i lumtur të jem pjesë e këtij klubi të madh.”
Galatasaray tashmë duket i vendosur drejt titullit, me Osimhen si ylli kryesor i skuadrës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: