Drake humbet një milion dollarë në Super Bowl, ‘mallkimi’ i basteve vazhdon

Drake humbet një milion dollarë në Super Bowl, ‘mallkimi’ i basteve vazhdon

09:52, 09/02/2026

Rikthehet “mallkimi” i basteve” për reperin kanadez Drake. Ai kishte vendosur të vinte një bast prej një milioni dollarësh mbi fitoren e New England Patriots në Super Bowl 2026, me kuotën 2.95 që do t’i sillte rreth 2.950.000 dollarë nëse skuadra e Bostonit fitonte. Por, në fund, triumfuan Seattle Seahawks, duke e lënë reperin pa fitime dhe me humbjen e madhe financiare.

Ky nuk është rasti i parë i Drake dështon në parashikmet për  Super Bowl. Në 2022, ai kishte vënë bast mbi fitoren e Rams kundër Bengals, duke luajtur 500 mijë euro mbi touchdown-in e mikut të tij, Odell Beckham Jr., dhe duke fituar një milion euro nga një bast tjetër mbi 62.5 jard të Beckham-it, por pati humbje në disa raste të tjera.

Drake shpesh ka qenë aktiv në bastet sportive, por fatkeqësisht me shumë humbje. Një tjetër “viktimë” e tij ka qenë edhe tenisti italian Jannik Sinner: në shtator 2025, Drake vuri bast 300 mijë dollarë mbi fitoren e Sinner në finale të US Open kundër Carlos Alcaraz, por rezultati nuk shkoi sipas parashikimeve të tij.

Edhe pse i pasionuar pas sporteve dhe basteve, duket se “fatkeqësitë sportive” e ndjekin reperin, i cili nuk po arrin të shijojë fitimet që ëndërron. Super Bowl 2026 i dha një tjetër provë të qartë se kur bëhet fjalë për baste, edhe ‘yjet’ e muzikës nuk janë të paprekshëm nga surprizat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco