Një ditë e paharrueshme për sportin italian në Lojërat Olimpike të Dimrit Milano-Cortina 2026. Italia shënoi një rekord historik, duke fituar gjashtë medalje në një ditë, një arritje që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e përfaqësimit italian në Olimpiadë.
Mes medaljeve më të spikatura ishte argjendi në biathlon, i fituar nga Tommaso Giacomel, Lukas Hofer, Dorothea Wierer dhe Lisa Vittozzi. Ky sukses u shtua në tabelën e medaljeve që tashmë pas dy ditësh gare kishte shënuar nëntë podiume: ari i Lollobrigida-s në patinazh shpejtësie, argjendi i Franzoni-t dhe bronzi i Paris në ski alpine.
Medaljet e tjera përfshijnë pesë të bronzta të fituara në disiplinat të ndryshme: Dominik Fischnaller në slitë, Riccardo Lorello në patinazh shpejtësie, Sofia Goggia në ski alpine, Lucia Dalmasso në snowboard dhe një medalje bronzi në patinazh figure.
Ky sukses i jashtëzakonshëm tregon përgatitjen dhe nivelin e lartë të sportistëve italianë, duke rritur pritshmëritë për ditët e tjera të garave. Milano-Cortina 2026 po bëhet një Olimpiadë historike për Italinë, duke vënë vendin përtej Adriatikut në qendër të vëmendjes botërore për arritjet sportive dhe talentin e sportistëve të rinj dhe të atryre me përvojë.
Gjatë një dite të vetme, Italia tregoi shkathtësi, guxim dhe shumëllojshmëri në sportet dimërore, duke u dhënë një motiv shtesë tifozëve dhe gjithë kombit për të ndjekur me emocion garat e ardhshme.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: