Spalletti shpërthen ndaj arbitrimit: Nuk ka rëndësi penalltia, mungoi profesionalizmi

Spalletti shpërthen ndaj arbitrimit: Nuk ka rëndësi penalltia, mungoi profesionalizmi

08:36, 09/02/2026

Luciano Spalletti u shfaq i ashpër pas barazimit të radhës së Juventusit, ndeshja e dytë rresht ku bardhezinjtë krijuan shumë, por nuk arritën të marrin maksimumin. Me plot 34 goditje drejt portës, por pa fitore, trajneri u ndal te paraqitja e skuadrës dhe te episodi i shumëdiskutuar i penalltisë.

Teksa mbrojti lojtarët e tij, Spalletti foli veçanërisht për Manuel Locatelli-n, i përfshirë në aksionin e golit të parë të Lazios. “Ndoshta përgjegjësia vjen nga kërkesat e mia. I kërkoj vazhdimisht të mos e hedhë topin kot, edhe kur është nën presion, për të rritur cilësinë e lojës. Ka qenë ndër më të mirët deri tani dhe një gabim nuk mund të vërë në dyshim gjithçka”, theksoi ai.

Trajneri i Juventusit pranoi se skuadra e tij, në momente të caktuara, e humbet qartësinë kur rrit ritmin. “Kur përshpejtojmë, shpesh krijojmë konfuzion. Duhet të dimë të luajmë mirë nën presion, sepse aty dallohet niveli i vërtetë. Personaliteti tregohet kur mendon qartë”, shtoi Spalletti.

Pjesa më e fortë e deklaratës ishte ajo për arbitrimin dhe penalltinë e dyshuar ndaj Cabal. “Për mua, ai episod është penallti në çdo rast, sepse mbrojtësi shkakton dëm. Por problemi nuk është vetëm penalltia. Në fushë ishim 22 lojtarë dhe një i vetëm jo profesionist: arbitri. Këtu duhet një reformë serioze, sepse arbitrat janë të vetmit që sjellin pasiguri në stadium”, përfundoi Spalletti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco