Real Madridi kalon me vështirësi Valencian dhe nuk lejon shkëputjen e Barcelonës

Real Madridi kalon me vështirësi Valencian dhe nuk lejon shkëputjen e Barcelonës

08:18, 09/02/2026

Real Madridi ka bërë detyrën në transfertë, duke mposhtur Valencian 0-2 në “Mestalla”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të La Liga-s. Një fitore e rëndësishme për “Los Blancos”, që nuk i largon nga gara për kreun, ku Barcelona vazhdon të kryesojë me vetëm një pikë avantazh.

Pjesa e parë u karakterizua nga ekuilibri dhe kujdesi i dy skuadrave, me raste të pakta shënimi dhe pa gola. Valencia u përpoq të mbyllte hapësirat, ndërsa Real Madridi kontrolloi lojën, por pa gjetur zgjidhjen vendimtare para pushimit.

Gjithçka ndryshoi në minutën e 66-të. Pas një aksioni të ndërtuar mirë, Dean Huijsen shërbeu saktë për Álvaro Carreras, i cili u shfaq si një sulmues i mirëfilltë dhe realizoi një gol shumë të bukur, duke zhbllokuar sfidën.

Në minutat shtesë, kur Valencia kërkonte barazimin, erdhi goditja përfundimtare. Kylian Mbappé përfitoi nga asistimi i Brahim Díaz dhe shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren 0-2 për madrilenët.

Me këtë sukses, Real Madridi vazhdon ndjekjen e Barcelonës, duke e mbajtur të hapur garën për titullin kampion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco