Federiko Dimarko po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm me Interin, duke vendosur standarde të reja në Serie A.
Me 9 asistime në 24 javët e kampionatit, mbrojtësi italian regjistron shifrën më të lartë ndonjëherë për një mbrojtës që nga sezoni 2004-2005.
Kontributi i Dimarkos në fazën ofensive ka qenë vendimtar për lojën e zikaltërve.
Saktësia në harkime dhe aftësia për të lexuar situatat e bëjnë atë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit këtë sezon, duke qenë shpesh protagonist në golat vendimtarë dhe momentet kyçe të ndeshjeve.
Paralelisht, Interi feston edhe një tjetër moment historik falë Lautaro Martinez.
Sulmuesi argjentinas ka arritur kuotën e 171 golave në të gjitha kompeticionet me fanellën zikaltër, duke u ngjitur në podiumin e golashënuesve më të mirë në historinë e klubit.
Në krye të listës historike qëndron legjenda Giuseppe Meazza me 284 gola, pas tij renditet Alessandro Altobelli me 209, ndërsa Lautaro ndan vendin e tretë me Roberto Boninsegna.
Këto statistika reflektojnë përzierjen perfekte mes historisë, cilësisë dhe ambicies që karakterizon Interin aktual, një skuadër që nuk ndalon së shkruari faqe të reja të suksesit dhe rekordet personale.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: