Xherdan Shaqiri shënon në fitoren dramatike të Baselit ndaj Zurich

Xherdan Shaqiri shënon në fitoren dramatike të Baselit ndaj Zurich

18:43, 08/02/2026

Baseli ka arritur një fitore dramatike me përmbysje në shtëpi ndaj Zurichut, në kuadër të xhiros së 23-të të elitës së futbollit zviceran.

Skuadra mysafire ishte në epërsi 0-1 deri në minutat e fundit të takimit, por vendasit realizuan dy gola në fundin e ndeshjes për të kompletuar një rikthim spektakolar dhe për të siguruar tri pikë shumë të rëndësishme.

Kapiteni Xherdan Shaqiri u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 90-të, duke barazuar rezultatin. Vetëm pak çaste më vonë, në minutën 90+6’, Salah shënoi golin e fitores pas asistimit të Bacanit, duke shpërthyer festën në stadium.

Vlen të theksohet se përveç Shaqirit, nga minuta e parë për Baselin u aktivizua edhe mesfushori Dion Kacurri, i cili u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 63-të për shkak të një dëmtimi.

Nga ana tjetër, te Zurichu, paraqitje të plota zhvilluan Bledian Krasniqi dhe Lindrit Kamberi.

Pas kësaj fitoreje, Baseli renditet në vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Zurichu zbret në pozicionin e nëntë me 25 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco