Në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026 është regjistruar një moment historik në patinazhin e shpejtësisë. Norvegjezi Sander Eitrem ka thyer rekordin olimpik në garën e 5000 metrave, duke dhuruar një performancë mbresëlënëse në pistën e Milanos.
Në raundin e parafundit, Eitrem ndali kronometrin në 6:03.95, duke përmirësuar me gati pesë sekonda rekordin e mëparshëm olimpik, të vendosur nga Nils van der Poel gjatë Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin.
Pas tij u rendit talenti çek Metoděj Jílek, i cili përfundoi garën me kohën 6:06.48, duke siguruar medaljen e argjendtë. Podiumi u plotësua nga italiani Riccardo Lorello, që u klasifikua i treti me kohën 6:09.22, për të kënaqur publikun vendas.
Gara e 5000 metrave konfirmoi edhe një herë nivelin e lartë të konkurrencës dhe emocionet që po dhurojnë Lojërat Olimpike Dimërore 2026.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: