Barcelona bën gati ofertën për qendërmbrojtësin e Manchester United

Barcelona bën gati ofertën për qendërmbrojtësin e Manchester United

17:39, 08/02/2026

Barcelona po planifikon afrimin e një qendërmbrojtësi të ri gjatë merkatos së verës, me synimin për të stabilizuar repartin difensiv, i cili ka shfaqur paqëndrueshmëri gjatë këtij sezoni.

Drejtuesit katalanas kanë analizuar disa profile në muajt e fundit dhe së fundmi një emër i ri i është shtuar listës së dëshirave.

Prioriteti i klubit është transferimi i një qendërmbrojtësi me këmbë të majtë, veçanërisht pas largimit të Iñigo Martínez drejt Al-Nassr verën e kaluar.

Barcelona është përfolur më herët për emra si Nico Schlotterbeck dhe Gonçalo Inácio, por sipas raportimeve të fundit, një marrëveshje për Lisandro Martinez të Manchester United shihet si më e realizueshme.

Interesi për mbrojtësin argjentinas nuk është i ri. Klubi katalanas e kishte ndjekur atë edhe gjatë kohës së tij te Ajax, ndërsa sipas CaughtOffside, Barcelona po shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të 26-vjeçarit këtë verë.

Edhe pse Manchester United nuk është i prirur për ta shitur, burime pranë klubit spanjoll besojnë se një ofertë rreth 55 milionë euro mund të mjaftojë për të bindur drejtuesit e “Djajve të Kuq”.

Martinez vlerësohet për cilësinë me topin në këmbë dhe aftësinë për të ndërtuar lojën nga prapavija, karakteristika që përputhen me filozofinë tradicionale të Barcelonës. Megjithatë, ekzistojnë disa pikëpyetje në lidhje me aspektin fizik dhe dominimin në duelet ajrore, për shkak të shtatit të tij.

Nga ana tjetër, fakti që La Liga konsiderohet më pak fizike se Premier Liga mund ta favorizojë përshtatjen e argjentinasit në futbollin spanjoll.

Vendimi përfundimtar pritet të varet nga zhvillimet e merkatos dhe situata financiare e klubit, por Lisandro Martinez mbetet një nga opsionet më serioze për të përforcuar mbrojtjen katalanase në sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco