‘Grand Slami i Parisit flet shqip, Kosova mbi tĂ« gjitha’, Driton Kuka uron Distria Krasniqin pĂ«r tĂ« artĂ«n e nĂ«ntĂ«

‘Grand Slami i Parisit flet shqip, Kosova mbi tĂ« gjitha’, Driton Kuka uron Distria Krasniqin pĂ«r tĂ« artĂ«n e nĂ«ntĂ«

20:49, 07/02/2026

Trajneri i njohur, Driton Kuka, ka uruar xhudisten Distria Krasniqi pas triumfit të madh në Grand Slamin e Parisit, ku ajo e fitoi medaljen e artë në finale kundër spanjolles.

Fitimi i titullit erdhi me një performancë të shpejtë dhe të vendosur: në më pak se 10 sekonda, Krasniqi vendosi rezultatin dhe siguroi medaljen e artë, duke vulosur suksesin e saj të nëntë herë në Paris.

Kuka reagoi menjëherë duke shprehur emocionet e tij për këtë arritje historike:

“Rrafsh 9 copa tĂ« arta. Grand Slami Paris prapĂ« flet shqip. NdjenjĂ« e veçantĂ« Parisi.”

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e vendosmërisë dhe krenarisë për Kosovën:

“Plot 9 herĂ« shijova tĂ« artat nĂ« zemĂ«r tĂ« ‘Bercy Arena’. Medaljet i fitojmĂ« vetĂ«, s’mundet kĂ«rkush me na i ndalĂ«. Kosova mbi tĂ« gjitha, miq.”

Kjo fitore konfirmon vendin e Krasniqit ndër xhudistet më të suksesshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Fatkeqësisht, këtë herë asnjë tjetër xhudist i Kosovës nuk arriti të fitojë medalje në Grand Slamin e Parisit, duke e bërë suksesin e Krasniqit edhe më të veçantë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco