Inter ka siguruar nj vend në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë duke mposhtur Torino me rezultatin 2-1 në ‘U-Poëer Stadium’. Një fitore që vjen pas një loje të tensionuar, ku skuadra e Chivu duket se ka “luajtur me zjarrin”, duke lejuar Torinon t’i afrohej rrezikshëm barazimit.
Golin e parë e shënoi Bonny, pas një asisti perfekt të Kamaté, duke kaluar Interin në avantazh. Megjithëse pjesa e parë ishte relativisht e qetë, Torino provokoi disa situata të rrezikshme, duke testuar vëmendjen e mbrojtjes zikaltër.
Në minutat e para të pjesës së dytë, Diouf dyfishoi rezultatin pas një kombinimi me Thuram, me Interin që u duk se kishte kontroll të plotë mbi ndeshjen. Por relaksi i mëpasshëm i skuadrës së Chivu i dha mundësi Torinos të ngushtonte rezultatin me një gol të Kulenovic, duke krijuar tension deri në fund.
Pavarësisht sulmeve finale të Torinos dhe disa ndërhyrjeve strategjike si zëvendësimet me Lautaron, Pio Espositon dhe Sucic, Interi arriti të ruante avantazhin dhe të shënonte një fitore të vështirë, por vendimtare.
Me këtë sukses, Inter tani pret fituesin e ndeshjes Napoli-Como në gjysmëfinale. Për Torinon mbetet zhgënjimi i eliminimit, megjithëse skuadra tregoi karakter dhe krijoi raste të shumta gjatë gjithë ndeshjes.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: