Të jesh një nga futbollistët më të njohur në botë do të thotë të jetosh nën rregulla shumë strikte, që prekin çdo aspekt të jetës së përditshme. Këtë realitet e njeh shumë mirë Vinicius Junior, ‘ylli’ i Real Madridit, dhe tani disa detaje më intime janë zbuluar nga partnerja e tij, influencerja braziliane, Virginia Fonseca.
Në një intervistë për faqen braziliane Leodías, Virginia ka treguar se jeta e Vinicius-it kontrollohet në mënyrë milimetrike: orare të sakta, pushim, ushqim, trajtime dhe madje edhe produktet më të zakonshme të përdorimit ditor. Sipas saj, çdo gjë duhet të kalojë në sitë, në mënyrë që rreziku i rastësisë të jetë sa më i vogël në jetën e futbollistit.
“Duhet të kesh orar për gjithçka dhe ta ndjekësh çdo gjë deri në detaje”, ka shpjeguar ajo, duke theksuar se këto rregulla shkojnë shumë përtej stërvitjeve në Valdebebas apo ndeshjeve me Real Madridin dhe Kombëtaren e Brazilit.

Virginia ka rrëfyer edhe një episod që e tronditi veçanërisht. Pas një vizite te gjinekologu, asaj iu rekomandua përdorimi i një pomade, por vetëm ideja se kontakti i thjeshtë me Viniciusin mund të krijonte probleme e futi në panik. “Në momentin që ma thanë këtë, fillova të dridhem. Thashë: ‘O Zot, mos vallë kam përdorur diçka që nuk duhej?’ Betohen, fillova të dridhesha”, ka treguar ajo.
Edhe pse produkti nuk kishte efekte reale negative për karrierën e Vinicius-it, ajo shpjegoi se futbollisti i kishte kërkuar kujdes ekstrem: “Më tha: Virginia, gjithçka që do të përdorësh, duhet të ma thuash më parë. Edhe nëse shkoj te gjinekologu dhe duhet të përdor ndonjë pomadë, ajo duhet të kontrollohet nga fizioterapisti im, sepse mund të rezultojë në një test pozitiv dopingu”.
Raste të tilla, ku përdorimi i një kremi apo kontakti i pavullnetshëm me një substancë të ndaluar ka sjellë pasoja të rënda për sportistë të ndryshëm, nuk janë të panjohura në botën e sportit. Pikërisht për këtë arsye, jeta e disiplinuar e Vinicius Junior synon të shmangë çdo rrezik, për të mbajtur larg çdo pasojë që mund të cenojë karrierën e tij.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: