Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Statistikat/ Milani i Alegrit me hap kampioni në Serinë A

Statistikat/ Milani i Alegrit me hap kampioni në Serinë A

08:56, 04/02/2026

Milani ka arritur kuotën e 50 pikëve pas 23 ndeshjeve të Serisë A, vetëm për herën e tretë në epokën e tre pikëve për fitore.

Më parë, kuqezinjtë e kishin realizuar këtë objektiv në sezonin 2003-2004 me 58 pikë dhe në 1995-1996 me 50 pikë.

Në të dyja rastet, Milani e mbylli sezonin duke fituar titullin kampion.

Ky statistikë e vendos skuadrën aktuale në një pozitë shumë të veçantë historike.

Forma dhe vazhdimësia e treguar deri tani ushqejnë optimizmin për një tjetër garë të suksesshme për titullin kampion. Pavarësisht se diferenca me Interin e vendit të parë është 5 pikë, me këto statistika, kuqezinjtë e Alegrit, i kanë të gjitha shanset për të synuar titullin kampion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco