Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Zanetti, pishtarmbajtësi i veçantë që çoi flakën olimpike në Cernobbio

Zanetti, pishtarmbajtësi i veçantë që çoi flakën olimpike në Cernobbio

21:54, 03/02/2026

Datë e veçantë për Interin dhe Javier Zanetti-n, i cili ishte pishtarmbajtësi i Flakës Olimpike këtë të martë martë. Zëvendëspresidenti i ziklatërve mori pjesë në etapën e 58-të të udhëtimit të gjatë të Flakës, e cila do të përfundojë më 6 shkurt, në Milano, gjatë ceremoninë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.

Faza e ditës përfundoi në Liqenin e Komos, me ndezjen e vatrës olimpike në Sheshin Cavour. Zanetti e çoi Flakën Olimpike në Cernobbio, përpara se pishtari të ngarkohej në anijen historike Patria, duke vazhduar rrugëtimin përgjatë bregut të liqenit.

Në ditët e ardhshme do të jetë pishtarmbajtës edhe trajneri i Interit, Cristian Chivu.

I intervistuar nga Sky Sport, Zanetti u shpreh: "Një emocion i madh për atë që përfaqëson dhe për vlerat e frymës olimpike. Janë të njëjtat vlera që i ndaj edhe unë, sporti që të gjithë ne dëshirojmë është ky".

Pastaj për Interin: "Ngjashmëri me kampionatin e yllit të dytë? Shpresojmë, po ecim mirë, mungojnë ende shumë ndeshje të rëndësishme, por Cristian dhe djemtë po bëjnë një punë të jashtëzakonshme".

Më në fund, për incidentin me kapsollën drejt Audero-s në Cremona: "Më vjen shumë keq, si për mua ashtu dhe për të gjithë njerëzit që dëshirojnë një lloj tjetër sporti. Fatkeqësisht ndodhi, duhet të shikojmë përpara, por nuk duhet ta harrojmë".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco