Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Infantino synon të riintegrojë Rusinë, zemërimi i Shakhtar-it: I shkëputur nga realiteti

Infantino synon të riintegrojë Rusinë, zemërimi i Shakhtar-it: I shkëputur nga realiteti

21:42, 03/02/2026

Propozimi i Gianni Infantino-s për riintegrimin e Rusisë në kompeticionet ndërkombëtare nuk ka kaluar e pa vënë re. Në një intervistë për Sky Sports, presidenti i FIFA-s kishte shprehur mbështetjen e tij për një heqje të mundshme të pezullimit të futbollit rus që dadon që nga shkurti i vitit 2022, pas pushtimit të Ukrainës. Një qëndrim që ka shkaktuar reagimin e fortë të Sergei Palkin, president i Shakhtar Donetsk-ut.

Në një njoftim të publikuar të martën, Palkin i ka përcaktuar fjalët e Infantino-s si "krejtësisht të shkëputura nga realiteti", duke nënvizuar pasojat dramatike të luftës: qindra mijëra vdekje, qytete të shkatërruara, infrastruktura civile dhe sportive të dëmtuara, jetë miliona njerëzish të tronditura.

"Do të doja ta pyesja publikisht Infantino-n se çfarë e ka shtyrë të bëjë këtë deklaratë pikërisht tani - shkruan Palkin - dhe pse, në katër vjet luftë, ai kurrë nuk ka ardhur në Ukrainë për të parë me sytë e tij se si jetojnë njerëzit, si luajnë fëmijët në Kharkiv, Zaporizhzhia, Dnipro, Kyiv dhe Lviv nën sirenat e sulmeve ajrore dhe kërcënimin e vazhdueshëm të raketave dhe dronëve".

Sipas Palkin, rikthimi i Rusisë në kompeticione nuk do të ishte një "hap drejt paqes", por një përpjekje për të injoruar luftën dhe dhunën në vazhdim. "Futbolli nuk mund të jetojë jashtë realitetit", thotë ai, "duke mbështetur kthimin e Rusisë do të ndikonte në përgjegjësi sportive, politike dhe morale, deri në pjesëmarrje në heshtjen e krimeve lufte dhe krimeve kundër njerëzimit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco