Luhet sonte edhe ndeshja e fundit e vlefshme për javën e 23-të të Serie A. Në orën 20:45, në stadiumin “Dall’Ara”, Bologna e drejtuar nga Vincenzo Italiano pret Milanin e Massimiliano Allegrit, në një përballje shumë interesante për zonën e sipërme të renditjes.
Të dy trajnerët kanë rezervuar disa risi në formacionet startuese. Te Bologna bie në sy aktivizimi i Casales në mbrojtje dhe Ferguson në mesfushë, ndërsa te Milani Allegri surprizon me një dyshe sulmuese jo të zakonshme, Loftus-Cheek–Nkunku, duke hequr dorë nga një qendërsulmues klasik.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: