Sërish ‘Pirati’, Vedat Muriqi tund rrjetën edhe ndaj Sevilla-s

Sërish ‘Pirati’, Vedat Muriqi tund rrjetën edhe ndaj Sevilla-s

22:26, 02/02/2026

Vedat Muriqi vazhdon të konfirmohet si lider absolut i Mallorcës dhe një nga sulmuesit më të frikshëm të këtij sezoni në La Liga. ‘Ylli’ i Kosovës realizoi edhe ndaj Sevillas, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi dhe duke lënë sërish gjurmë me fanellën e ekipit spanjoll.

Sulmuesi nga Prizreni ishte vendimtar në minutën e 27-të, kur u tregua i ftohtë dhe i saktë nga pika e bardhë. Penalltia u akordua pasi Jan Virgili shkaktoi një ndërhyrje të parregullt brenda zonës, ndërsa gjyqtari nuk hezitoi të tregonte 11-metërshin. Përballë portierit, Muriqi nuk gaboi, duke zhbllokuar rezultatin dhe duke shpërthyer festën e tifozëve të Mallorca-s.

Ky gol ka një peshë të veçantë, pasi është i 15-ti për Muriqin në La Liga këtë sezon, një shifër që e vendos atë në majat e renditjes së golashënuesve. Aktualisht, përpara tij qëndron vetëm Kylian Mbappé, çka e konfirmon edhe më shumë nivelin e lartë që po shfaq “Pirati” në elitën e futbollit spanjoll.

Me fizikun, forcën në duele dhe qetësinë para portës, Muriqi vazhdon të jetë pika kryesore e referimit për Mallorca-n në fazën sulmuese. Performancat e tij po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen, ndërsa tifozët shpresojnë që kosovari të vazhdojë këtë formë edhe në ndeshjet vendimtare të sezonit.

Vedat Muriqi, sërish protagonist, sërish vendimtar, “Pirati” nuk ndalet.

Goli i Muriqit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco