Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

I fundit i romantikëve/ Lorenzo Insigne rikthehet te klubi ku u bë i njohur

I fundit i romantikëve/ Lorenzo Insigne rikthehet te klubi ku u bë i njohur

09:00, 28/01/2026

Lorenzo Insigne është gati të rikthehet aty ku gjithçka mori hov. Një lajm i vërtetë “romantik” i merkatos që ngroh zemrat e tifozëve të Pescarës, me ish-kapitenin e Napolit që ka arritur marrëveshjen për t’u veshur sërish bardheblu.

Pas disa muajsh si lojtar i lirë, në përfundim të aventurës së tij në MLS me Toronton, Insigne ka vendosur të kthehet “në shtëpi”. Sulmuesi italian do të firmosë një kontratë gjashtëmujore me Pescara-n, me opsion rinovimi në rast se skuadra siguron mbijetesën në Serie B. Objektivi është i qartë: të ndihmojë ekipin në një moment delikat dhe të kontribuojë në arritjen e shpëtimit.

Rikthimi i Insignes te Pescara ka edhe një vlerë të madhe simbolike. Ai kthehet pas më shumë se një dekade, që nga sezoni 2011–2012, kur së bashku me Marco Verratti-n dhe Ciro Immobilen udhëhoqi skuadrën drejt një promovimi historik në Serie A, një nga faqet më të bukura në historinë e klubit abrucez.

Për tifozët, ky transferim nuk është vetëm një përforcim në fushë, por edhe një rikthim emocionesh dhe kujtimesh të paharrueshme. Në një futboll gjithnjë e më të dominuar nga interesat financiare, zgjedhja e Insignes për t’u kthyer te Pescara shihet si gjesti i fundit i një romantiku të vërtetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco