Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Guardiola i ‘frikësohet’ Galatasaray-t: Ka shumë cilësi, Osimhen është lojtar i nivelit botëror

Guardiola i ‘frikësohet’ Galatasaray-t: Ka shumë cilësi, Osimhen është lojtar i nivelit botëror

08:51, 28/01/2026

Pep Guardiola ka folur në konferencë për shtyp në prag të përballjes së rëndësishme të Champions-it ndaj Galatasaray, duke theksuar rrezikun që paraqet skuadra turke dhe cilësinë individuale të lojtarëve të saj. Trajneri spanjoll u ndal fillimisht te situata e ekipit të tij në grup dhe pikët e grumbulluara deri tani.

“Do të preferoja të kishim më shumë se 13 pikë, por për atë që kemi bërë deri tani, i meritojmë këto 13 pikë”, u shpreh Guardiola. Sa i përket diferencës së golave dhe mënyrës se si mund të zhvillohet ndeshja, ai shtoi: “Pas 5 ose 10 minutash do të kuptojmë çfarë ndeshjeje do të jetë dhe si duhet ta menaxhojmë”.

Guardiola kishte fjalë shumë pozitive për Bernardo Silvën, duke e cilësuar si një element kyç të skuadrës: “Është lojtar intuitiv, bën atë që kërkon ndeshja. Driblon, e do topin dhe në momentet e vështira shquhet për qëndrimin. E dija që do të bëhej i madh”.

Në lidhje me objektivat, trajneri i kampionëve theksoi se fokusi është vetëm te fitorja: “Mendoj vetëm të fitojmë. Kampionati turk ka lojtarë të jashtëzakonshëm dhe do të na duhen tifozët”.

Duke folur për Haaland, Guardiola u shpreh: “Ai ka nevojë për skuadrën. Nëse krijojmë më shumë raste, ai do të shënojë”. Sa i përket rrezikut kryesor të Galatasaray-t, mesazhi ishte i qartë: “Cilësia. Osimhen është lojtar i nivelit botëror, anësorët janë shumë të shpejtë. Galatasaray është një nga klubet më të mëdha të Turqisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco