Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje familjen bardheblu dhe gjithë opinionin sportiv. Tirana u përball me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Irina Alvarez, vajza 9-vjeçare e futbollistit Fredi Alvarez. Ngjarja tragjike, e ndodhur në Tiranë, solli edhe shtyrjen e ndeshjes së planifikuar ndaj Flamurtarit, në shenjë respekti dhe dhimbjeje për familjen e lojtarit.
Sot, përpara nisjes së takimit Tirana–Flamurtari, emocionet ishin të forta dhe lotët nuk munguan. Në stadium u mbajt një minutë heshtje në nder të Irina Alvarez, ndërsa nga tribunat u shpalos një mesazh prekës nga tifozët bardheblu: “U prehsh në paqe, engjëlli Irina”. Një moment i ngarkuar emocionalisht, që preku jo vetëm lojtarët në fushë, por edhe të gjithë të pranishmit në stadium.
Pas ceremonisë, futbollistët e të dyja skuadrave, së bashku me stafet respektive, vendosën kurora me lule pranë tribunës së tifozëve, duke treguar solidaritet dhe respekt maksimal në këtë moment dhimbjeje.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: