VIDEO/ Dopjetë e Mbappe, Reali merr përkohësisht kreun e La Ligës

VIDEO/ Dopjetë e Mbappe, Reali merr përkohësisht kreun e La Ligës

22:57, 24/01/2026

Real Madridi ka arritur një fitore të vështirë në transfertë me Villarrealin, në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga.

“Los Blancos” triumfuan me rezultat 0-2, sfidë që ishte tepër e baraspeshuar nga fillimi.

Villarreal e nisi më mirë për të rrezikuar përmes Buchanan, por që Courtois me një pritje të bukur ia mohoi golin.

Reali pastaj rrezikoi me Arda Guler që dribloi për mrekulli në zonë por goditja e turkut ishte qendrore.

Rast shënimi kishte edhe Vinicius, megjithatë edhe braziliani nuk e finalizoi.

Heroi i Realit ishte Kylian Mbappe që përfitoi nga asistimi i Viniciusit për të zhbllokuar rezultatin (47’).

Villarreal tentoi deri në fund që të barazonte duke rrezikuar me Gerard Morenon, mirëpo goditja e këtij të fundit përfundoi mbi portë.

Në fund, Mbappe fitoi një penallti dhe e finalizoi për rezultatin përfundimtar 0-2 (90+2').

Kësisoj, Reali merr kryesimin në La Liga me 51 pikë, dy mbi Barcelonën që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Villarreal bie në vendin e katërt me 41.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco